Vendosni fjalën kyçe....

Rama nxjerr fotot nga tregu i Kombinatit: Brenda ditës, gati rritja e ndëshkimeve


Kryeministri i vendit, Edi Rama, ka postuar disa foto nga tregu në Kombinat, ku shihen efektivë të policisë të vendosur në gatishmëri që të ruajnë qytetarët që të mos shkelin rregullat e distancimit social.

Rama ka paralajmëruar se brenda ditës së sotme, do të ketë gati vendimin për rritje të ndëshkimeve për ata që nuk zbatojnë rregullat.

Sipas tij, kjo do të hapë rrugën e lehtësive shkallë-shkallë në vijim.
“MIRË. VETËM DISIPLINIMI I PLOTË KËTË JAVË NA HAP SHTEGUN PËR LEHTËSIMET ME PIKATORE. BRENDA DITËS SOT GATI RRITJA E NDËSHKIMEVE, QË U HAP RRUGË LEHTËSIMEVE SHKALLË-SHKALLË NË VIJIM.”– shkruan Rama.

Ky postim vjen pasi Ministria e Shëndetësisë konfirmoi se numri  itë infektuarve me koronavirus ka shkuar në 377.

 


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *