Vendosni fjalën kyçe....

U përplas nga një makinë, humb jetën 68-vjeçari me motoçikletë në Shkodër


Një aksident ka ndodhur sot në Shkodër, pak orë para futjes së gjithë vendit në izolim total, si pasojë e të cilit ka humbur jetën një person.

Mësohet se një automjet është përplasur me një motoçikletë në aksin rrugor Shkodër-Velipojë, ku si pasojë ka ndërruar jetë shoferi i mjetit më të vogël. Viktima është një 65-vjeçar me inicialet P.V.

“Më datë 04.04.2020, ora 09:50, në fshatin Velipojë, ka ndodhur një aksident rrugorë, ku mjeti tip Benz, me drejtuese shtetasen P. Ç. është përplasur me motoçikletën me drejtues shtetasi P. V. 68 vjeç, i cili ka ndërruar jetë në Spitalin Rajonal Shkodër.

Veprimet po kryhen me grup hetimor për sqarimin e rrethanave të aksidentit”- thuhet në njoftimin e policisë.

 


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *