Vendosni fjalën kyçe....

Pak orë para izolimit total, shkrumbohet kamionçina në autostradën Tiranë-Durrës (VIDEO)


Një kamionçinë ka marrë flakë paraditen e sotme në autostradën Tiranë-Durrës, në afërsi të Sukthit. Makina gjendej e parkuar në një anë të rrugës e cila është pothuajse bosh, për shkak të masave të vendosura nga qeveria për kufizimin e lëvizjeve, ku lejohen vetëm automjetet që kanë marrë leje për arsye pune.

Nuk dihet nëse nga incidenti ka të lënduar, por nëse do kishte patur një trafik normal si ai para se të shpërthente pandemia e COVID19, ky do ishte kthyer në burim aksidenti dhe për mjetet e tjera.

Kujtojmë se vetëm 2 orë na ndajnë nga momenti kur vendi të futet në izolim total dhe të bllokohet çdo lloj lëvizjeje, njëlloj si 2 fundjavat e shkuara.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *