Vendosni fjalën kyçe....

Iu anulua vizita në Serbi/ Lavrov:  Brukseli po tërheq fijet, nuk duan projektin “Ballkani i Hapur”


Ministri i Jashtëm rus Sergei Lavrov e ka quajtur “të paimagjinueshëm” vendimin e disa vendeve për t’i ndaluar atij të fluturojë mbi territorin e tyre dhe të vijë në Serbi.

“Ndodhi diçka e paimagjinueshme. Shtetit sovran i është hequr e drejta për të ndjekur politikën e jashtme. Aktivitetet ndërkombëtare të Serbisë në drejtimin rus janë bllokuar.”– tha Lavrov në një konferencë për media pas anulimit të vizitës së tij në Serbi.

Ai shtoi se ky është një veprim shqetësues.

“Është një demonstrim se sa larg mund të shkojnë NATO dhe BE në përdorimin e mjeteve dhe ndikimit më të ashpër kundër atyre që udhëhiqen nga interesat kombëtare dhe nuk janë të gatshëm të sakrifikojnë dinjitetin e tyre për hir të këtyre rregullave të vendosura nga Perëndimi. Vizita e ministrit rus në Perëndim perceptohet si një kërcënim në shkallë të gjerë.”- tha ai, citon Kurir.

Sipas Lavrovit, me këtë procedurë, Perëndimi po ia bën të qartë Rusisë se do të vazhdojë të ushtrojë presion ndaj Moskës.

Ministri rus tha se nuk është i befasuar nga cinizmi i Perëndimit dhe se e ka bërë të qartë se “do të bëjë presion pa sakrifikuar as mjetet më të ulëta”.

Lavrov tha se duke refuzuar që aeroplani i tij të fluturonte në Serbi, vendet e BE-së dhe NATO-s “e privuan Beogradin nga e drejta për të ndjekur një politikë sovrane”.

“Askush nuk do të jetë në gjendje të prishë marrëdhëniet tona me Serbinë.”– theksoi Lavrov.

Më pas ai përmendi projektin e “Balkanit të Hapur”.

“Natyrisht ata që po i tërheqin fijet në Bruksel nuk e donin këtë, ata nuk donin që ne të shprehnim mbështetjen për Beogradin, duke përfshirë projektin Ballkani i Hapur. Tani është e qartë për të gjithë se Brukseli, NATO dhe BE duan të kthejnë Ballkanin në projektin e tyre të quajtur Ballkani i Mbyllur.”- tha shefi i diplomacisë ruse.