Vendosni fjalën kyçe....

Basha pas shërimit të doktor Krajës: Lajm i gëzueshëm, por qeveria të zbatojë kërkesat e OBSH-së


Doktori i njohur Dhimitër Kraja u infektua nga COVID-19, reagon ...

Kreu i Partisë Demokratike, Lulzim Basha, ka reaguar lidhur me lajmin për shërimin e mjekut Dhimitër Kraja.

Ai thotë se ky është një lajm i gëzueshëm dhe se të gjitha mendimet dhe lutjet e tij shkojnë për personelin mjekësor që po rrezikojnë jetën çdo duke iu shërbyer qytetarëve.

Basha bën thirrje për transparencë dhe të shtohen testimet për identifikimin e të prekurve nga koronavirusi.

“Është një lajm i gëzuar për mua personalisht dhe për çdo bashkëqytetar shërimi i Prof. Dhimitër Krajës.

Mendimet dhe lutjet tona shkojnë për të gjithë personelin mjekësor që po përballet sot me COVID-19. Për të gjithë ata mjekë, laborantë, infermierë, sanitarë e shoferë ambulancash që rrezikojnë çdo ditë jetët e tyre në shërbim të qytetarëve. Në këto ditë të vështira ata meritojnë angazhimin serioz të qeverisë për të siguruar të gjitha mjetet e nevojshme mbrojtëse për ekipet mjekësore.

Transparenca është garanci dhe siguri si për stafet mjekësore ashtu dhe për të gjithë qytetarët. Testimi është mënyra më e suksesshme që po aplikohet sot për të identifikuar të prekurit nga COVID-19 dhe për të shkëputur zinxhirin e transmetimit.

Prandaj sa nuk është vonë qeveria duhet të zbatojë korrektësisht kërkesën standarte të OBSH: rritjen e numrit të testimeve.

Çdo shmangie nga kërkesat e përsëritura nga OBSH është papërgjegjshmëri e rëndë që jo vetëm fsheh të vërtetën por kushton shtrenjtë: Sa më pak testime, aq më pak persona të identifikuar, aq më gjatë shumë zgjatet zinxhiri i infeksionit, aq më gjatë vazhdon karantina dhe thellohet kriza ekonomike.” – shkruan Basha.

Duhet vepruar sot, çdo ditë e humbur na kushton jetë dhe shëndet!

Me shërimin e doktor Krajës, numri i mjekëve dhe infermierëve të shëruar në vendin tonë deri më tani ka shkuar në 18.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *