Vendosni fjalën kyçe....

Edhe Pink me koronavirus: Bashkë me djalin tim 3-vjeç shfaqëm shenjat para 2 javësh


Pink ka treguar se edhe ajo ka rezultuar pozitive pas testit për COVID-19. Këngëtarja ka publikuar një mesazh për fansat e saj në rrjetet sociale, ku zbulon se shenjat e para të virsut i pati dy javë më parë sëbashku me djalin e saj 3-vjeç.

Por pas analizave doli pozitive vetëm ajo, ndërsa djali për fat të mirë nuk rezulton i infektuar.

 “Dy javë më parë, djali im tre vjeçar Jameson dhe unë shfaqëm simptoma të Covid-19. Për fat të mirë, mjeku ynë i kujdesit parësor dyshoi menjëherë dhe pas testit unë dola pozitiv. Familja ime tashmë ishte izoluar në shtëpi dhe ne vazhduam ta bënim këtë për dy javët e fundit sipas udhëzimeve të mjekut tonë.

Vetëm disa ditë më parë ne u ritestuam dhe tani jemi fatmirësisht negativ.”-shkruan Pink.

Këngëtarja  shprehet se mungesa e testimeve në masë, është padyshim një dështim dhe parodi e qeverisë. Ajo e cilëson sëmundjen shumë serioze.

“Është një parodi dhe dështim i qeverisë sonë për të mos bërë testime më të aksesueshme.

Njerëzit duhet ta kuptojnë se kjo sëmundje prek të rinjtë dhe të moshuarit, të shëndetshëm dhe jo të shëndetshëm, të pasur dhe të varfër, dhe testimet duhet të jenë falas dhe të aksesueshëm në një masë më të gjerë për të mbrojtur fëmijët tanë, familjet, miqtë dhe komunitetin tonë.”- thotë ajo.

Pink tregon se do të dhurojë gjithsej 1.000,000 dollarë për një spital në Filadelfia dhe për fondin e urgjencës së qytetit të Los Angeles.

“Në përpjekje për të mbështetur profesionistët e kujdesit shëndetësor, të cilët çdo ditë po luftojnë në vijat e frontit, unë po dhuroj 500,000 dollarë për Fondin e Urgjencës së Spitalit Universitar Temple në Filadelfia, për nder të nënës time, Judy Moore, e cila punoi atje për 18 vjet në Qendrën e Kardiomiopatisë dhe Transplantit të Zemrës.

Për më tepër, unë jam duke dhuruar dhe 500,000 dollarë për fondin e urgjencës së Covid-19 të kryetarit të bashkisë së Los Angeles. Faleminderit të gjithë profesionistëve tanë të kujdesit shëndetësor dhe të gjithë atyre në botë që po punojnë kaq shumë për të mbrojtur të dashurit tanë. Ju jeni heronjtë tanë! Këto dy javë të tjera janë thelbësore: ju lutemi qëndroni në shtëpi. Ju lutem. Qëndroni në shtëpi.”- shkruan këngëtarja.

 

View this post on Instagram

 

Two weeks ago my three-year old son, Jameson, and I are were showing symptoms of COVID-19. Fortunately, our primary care physician had access to tests and I tested positive. My family was already sheltering at home and we continued to do so for the last two weeks following the instruction of our doctor. Just a few days ago we were re-tested and are now thankfully negative. It is an absolute travesty and failure of our government to not make testing more widely accessible. This illness is serious and real. People need to know that the illness affects the young and old, healthy and unhealthy, rich and poor, and we must make testing free and more widely accessible to protect our children, our families, our friends and our communities. In an effort to support the healthcare professionals who are battling on the frontlines every day, I am donating $500,000 to the Temple University Hospital Emergency Fund in Philadelphia in honor of my mother, Judy Moore, who worked there for 18 years in the Cardiomyopathy and Heart Transplant Center. Additionally, I am donating $500,000 to the City of Los Angeles Mayor’s Emergency COVID-19 Crisis Fund. THANK YOU to all of our healthcare professionals and everyone in the world who are working so hard to protect our loved ones. You are our heroes! These next two weeks are crucial: please stay home. Please. Stay. Home.❤️

A post shared by P!NK (@pink) on


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *