Vendosni fjalën kyçe....

Shërimi i mjekut Kraja, reagojnë Rama e Meta: U plagos nga armiku


Pas lajmit se është shëruar nga koronavirusi mjeku Dhimitër Kraja, kanë reaguar kryeministri dhe presidenti i vendit.

Kryeministri Edi Rama i uron jetë të gjatë mjekut, ndërsa kujton se ai edhe pse ishte pensionist ofroi ndihmën e tij për të luftuar koronavirusin, duke u prekur edhe vetë nga ai.

 “Lajm i mirë nga spitali infektiv:
sapo ka dalë i shëruar prof. Dhimitër Kraja, i cili si pensionist iu përgjigj i pari apelit për t’u angazhuar në vijën e zjarrit dhe u plagos nga armiku…

Jetë të gjatë profesor #Heronj#Respekt”– shkruan Rama.

Ndërkohë presidenti Ilir Meta, thekson rëndësinë e forcimit të masave mbrojtëse për të gjithë mjekët, infermierët, sanitarët dhe personelin mbështetës, të cilët janë në vijën e parë të frontit.

“Shërimi i Profesor Dhimitër Krajës është një lajm i mirë që na gëzon të gjithëve!

Duke ju uruar shërim të shpejtë edhe të gjithë të prekurve nga pandemia COVID-19, theksoj edhe njëherë rëndësinë e forcimit të masave mbrojtëse për të gjithë mjekët, infermierët, sanitarët dhe personelin mbështetës, të cilët janë në vijën e parë të frontit, duke shërbyer me përkushtim, profesionalizëm dhe sakrifica në mbrojtje të shëndetit të çdo qytetari. #MjekëtJanëHeronj”– shkruan presidenti.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *