Vendosni fjalën kyçe....

Një tjetër mjek në Shqipëri del pozitiv pas testit për COVID-19


Një tjetër mjek në Shqipëri ka dalë pozitiv pas testit për koronavirusin. Lajmi është konfirmuar nga Ministria e Shëndetësisë, e cila shkruan në një njoftim për mediat se mjeku Roland Xhaxho është shtruar në spitalin Infektiv në Tiranë.

Sipas këtij njoftimi, Dr. Xhaxho është në gjendje të stabilizuar shëndetësore.

“Shtrohet në spitalin Infektiv dr. Roland Xhaxho, mjeku i njohur që u bë pjesë e ekipit të organizimit të shërbimit reanimator për situatën Covid19. Dr. Xhaxho është në gjendje të stabilizuar shëndetësore dhe po trajtohet në shërbimin infektiv në QSUT. Ministria e Shëndetësisë i uron shërim të shpejtë mjekut reanimator që po lufton me sëmundjen COVID19, në kujdesin e ekipit mjekësor të spitalit infektiv në QSUT.”- thuhet në njoftimin e Ministrisë së Shëndetësisë.

Pak më herët, ish-ministri i Shëndetësisë  Tritan Shehu tha në një postim në rrjetet sociale se mjeku Roland Xhaxho ishte sëmurë, duke i uruar atij shërim të shpejtë.

“I dashur Landi te urojme sherim te shpejte!
Kolegu, miku i ngushte, reanimatori i talentuar, novator i vecante e pedagogu njerezor Prof. Roland Xhaxho, eshte shtruar sot ne repartin infektiv i prekur nga ky virus.
Mbasi ka qene gjate gjithe kesaj periudhe person kryesor ne pershtatjen e sherbimeve te reanimacionit per perballjen me kete epidemi, sic duket do t’i duhet te “pushoje” disa dite, tashme si pacient i perkoheshem.
Megjithese jam i bindur se dhe nga dhoma apo shtrati i spitalit do te vazhdoje te jape kontributin e tij te cmuar me dijet, energjite e optimizmin e perhershem.
Sherim te shpejte aty midis kolegesh.” – shkruan Shehu.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *