Vendosni fjalën kyçe....

“Shqiptarët janë bukë, kripë e zemër” – Rama sqaron pezullimin e qirave


Kryeministri Rama tha në komunikimin e përditshëm në Facebook, se qeveria po mendon të bëjë disa lehtësime me pikatore në situatën e krijuar por pa u nxituar.

Ai foli më tej edhe lidhur me ndërhyrjen e qeverisë në raportet qiradhënës-qiramarrës.

Rama tha se shqiptarët kishin qenë përerë “bukë, kripë e zemër”.

Nuk ka ilaç më të mirë se rezistenca popullore që kërkohet nga liderët e vendeve më të zhvilluara të botës. Që s’e kanë vaksinën. Bazuar mbi ecurinë pozitive kemi mundësinë të lirojmë me pikatore disa masa. Nuk kemi ndërmend të hedhim hapa të nxituar. Por nëse do bëjmë disa lehtësime duhet të bëjmë edhe disa shtrëngime.

Nëse lehtësojmë mundësinë e lëvizjes me makinë për ata që duan të shkojnë në punë, mund të shkojmë deri në heqje lirie për ata që e përdorin makinën për të transportuar njerëz të tjerë. Këtë po e diskutojmë me ekspertët tanë.

Nëse do ndërhynim në raportin mes qiradhënësit e qiramarrësit në kohë normale do ishte jastë logjike, por jemi në kohë lufte e duhet ta bënim. Duhen ndihmuar ata që janë më të dobët e më në hall.

Shqiptarët janë bukë, kripë e zemër. Unë i besoj asaj që ka thënë historia për ne. Nuk besoj në parim që qiradhënësit sot do shkojnë t’i kapin nga fyti qiramarrësit që janë ngujuar në shtëpi pa punë nga pandemia. Si mund të nxirret nga shtëpia një student.” – tha Rama.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *