Vendosni fjalën kyçe....

“Rruga e Prishtinës drejt BE-së kalon përmes lehtësimit të marrëdhënieve me Serbinë” – Lajçak


I dërguari i BE-së për dialogun mes Kosovës e Serbisë, Lajçak, deklaroi gjatë konferencës për shtyp me kryeministrin Hoti se rruga e Prishtinës drejt BE-së shkon përmes lehtësimit të marrëdhënieve me Serbinë. Sipas tij dialogu i lehtësuar nga BE-ja ka sjellë rezultate reale.

“Ky dialog i lehtësuar nga BE është duke hyrë në vitin e dhjetë dhe mbështetet me rezolutën e Kombeve të Bashkuara dhe tashmë ka sjellë rezultate reale dhe pa dialog të lehtësuar nga BE-ja kjo nuk do të ishte e mundur. Rruga e Kosovës në Bashkimin Evropian shkon përmes lehtësimit të marrëdhënieve me Serbinë. Bashkimi Evropian është i gatshëm dhe ka vullnetin të ndihmojë për të ardhmen e Kosovës”, ka thënë Lajçak.

Sllovaku është takuar ditën e sotme edhe me presidentin Thaçi e kryeparlamentaren Osmani.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *