Vendosni fjalën kyçe....

Kim Jong Un: Socializmi shpëtoi Korenë e Veriut nga Covidi, asnjë rast tek ne


Kim Jong-un thotë se sistemi socialist i vendit të tij e ka mbrojtur Korenë e Veriut nga pandemia e Covid-19.

Ai këmbëngul se asnjë rast i vetëm i sëmundjes globale nuk është regjistruar në vendin e tij. Këtë deklaratë Kim e bëri gjatë një fjalimi televiziv pas një parade ushtarake kushtuar 75-vjetorit të themelimit të Partisë së Punëtorëve në pushtet.

Pamjet e regjistruara të transmetuara nga media shtetërore e Koresë së Veriut nuk tregonin as zyrtarë dhe as ushtarë të veshur me maska ​​fytyre gjatë eventit, në kontrast me disa tubime të mëparshme publike.

RT shkruan se në këtë event, Kim tha se ishte mirënjohës që askush nuk kishte marrë sëmundjen në Veri, një arritje që ai pjesërisht ia atribuoi sistemit politik socialist të vendit. Ai u uroi njerëzve të prekur nga kriza globale e shëndetit një shërim të shpejtë dhe tha se sapo të ketë mbaruar, njerëzit në të dy Koretë do të jenë përsëri në gjendje të bashkojnë duart.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *