Vendosni fjalën kyçe....

“Propozimet e partisë së Sudes do kishin tronditur edhe Francën” – Rama sulmon PD-në


Kryeministri Rama i ka quajtur propozimet e Partisë Demokratike si të Sudes pasi sipas tij fatura e propozuar prej selise blu janë një faturë e lartë për t’u përballuar.

Rama u bëri thirrje sërish personave që kanë punuar në të zezë në kompani të ndryshme që të denoncojnë kompanitë që të përfitojnë pagesën gjatë kohës së karantinës.

“Partia e Sudes bën propozime që do kishin tronditur edhe Francën. Receta e tyre magjike, njësoj si e zonjës Sude. Buka ndahet. Shqiptari e ndan bukën e s’ka vdekur kurrë për bukë e për bukë askush s’do vdesë.

Punë në të zezë bëjnë shumë dhe ata janë me të vërtetë në hall. Si mund ta zgjidhë shteti hallin e dikujt që ka punar në të zezë. Ta denoncojnë kompaninë ku kanë punuar në të zezë dhe ne do e detyrojmë kompaninë që ta paguajë.

Po mendojmë edhe një masë për sipërmarrin që luan me punonjësin në të zezë. Nëse nuk e denoncon dot dikë që të ka paguar në të zezë, askush s’të ndihmon dot. Dritat do paguhen sepse nuk janë mall. Dritat s’vijnë nga qeveria, deti apo qielli. Kompania që shpërdan dritat ka një fond dhe nëse s’e ka atë nuk operon dot.” – tha Rama.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *