Vendosni fjalën kyçe....

“Mendoni edhe për familjet e sportistëve, po falimentojnë” – FSHF letër qeverisë


Federata Shqiptare e Futbollit i ka çuar një letër kryeministrit duke i kërkuar të garantojë anën financiare për komunitetin e futbollit në Shqipëri.

Në letër theksohet se situata e krijuar nga koronavirusi ka paralizuar punën e klubeve, shkollave e akademive të futbollit duke i çuar ato drejt falimentit.

Bllokimi i të gjitha veprimtarive ka lënë pa të ardhura mijëra futbollistë, trajnerë e staf teknik të klubeve në vend.

FSHF-ja i bën thirrje qeverisë që të përfshijnë në paketën e kompensimit edhe këtë sektor për të siguruar mbijetesën e tyre.

“Kjo situatë, ka paralizuar punën e klubeve, shkollave dhe akademive të futbollit duke i çuar ato drejt falimentit, duke lënë pa asnjë të ardhur mijëra të punësuar duke nisur nga futbollistët, trainerët dhe deri të stafet teknike. Klubet janë në pamundësi për të bërë pagesa, për shkak të ndërprerjes së të gjitha të ardhurave nga biletat, transmetimet televizive si dhe për shkak të tërheqjes së sponsorave.

Nisur nga kjo situatë, Federata e Futbollit kërkon që të gjithë punonjësit e përfshirë në sektorin e futbollit në vend, të përfshihen patjetër në paketën e kompensimit, si një e drejtë themelore për të garantuar mbijetesën e familjeve të tyre në këtë kohë të vështirë.” – shkruhet ndër të tjera në letrën e Federatës drejtuar qeverisë.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *