Vendosni fjalën kyçe....

Ndahet nga jeta në moshën 80-vjeçare mjeku Isuf Kalo


Është ndarë nga jeta në moshën 80-vjeçare mjeku Isuf Kalo.

Ai vuante prej disa kohësh nga një sëmundje e rëndë.

Kalo ka lindur në vitin 1942 në Tepelenë e është diplomuar në vitin 1964. Për disa vite ai ka qenë pjesë e ekipit të mjekëve të ish-diktatorit Enver Hoxha.

Kalo ka qenë i specializuar në fushën e endokrinologjisë dhe për disa vite ka qenë kreu i këtij departamenti në Fakultetin e Mjekësisë dhe QSUT.

Ai është Doktor i Shkencave Mjekësore dhe nga viti 1991 deri në vitin 2004 ka qenë pjesë e ekipit të zyrës rajonale për Evropën të OBSH-së.