Vendosni fjalën kyçe....

“Fëmijët e prekur nga koronavirusi janë në gjendje të mirë” – Shefja e ISHP-së


Fëmijët e prekur nga koronavirusi i ri në vend janë në gjendje të mirë shëndetësore, ka thënë shefja e ISHP-së.

Ajo tha se kjo kategori janë më pak të prekurit ndërsa në konferencën për shtyp sqaroi se nga 32 mjekë e infermierë të prekur nga koronavirusi i ri 8 janë shëruar ndërsa pjesa tjetër po mbikëqyren.

‘Fëmijët, ashtu si edhe gjithë referenca botërore, janë më pak të prekurit ose me format më të lehta. Jam e gëzuar të them që deri tani gjendja e tyre është e mirë. Janë 32 mjekë e infermierë, 8 prej tyre janë të shëruar. Vijohet me monitorimin e pjesës tjetër.’ – tha Fico.

Ajo shtoi se personat e rikthyer nga jashtë vendit i nënshtrohen vetëkarantimit të detyruar, gjë që mbikëqyret nga policia dhe janë në komunikim me mjekun e familjes. Në rast simptomash të prekjes nga koronavirusi, atëherë me ta zbatohen protokollet si në rastet e tjera.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *