Vendosni fjalën kyçe....

Sfida e re në “TikTok” që po vë në rrezik adoleshentët (VIDEO)


Para disa vitesh ishte loja “Balena blu” ajo e cila kishte ngritur alarmin në botë pasi ishte bërë shkak për vetëvrasjen e shumë adoleshentëve, e sot një tjetër lojë e rrezikshme ka tërhequr vëmendjen e moshave të reja.

Siç shkruan NYT, përdoruesit e aplikacionit “TikTok” po tërhiqen nga disa sfida të reja edhe më të kota.

Sfida “skullbreaker”,  luhet nga tre shokë të cilët hidhen pranë njëri-tjetrit. Dy personat që ndodhen anash më pas pengojnë shokun që ndodhet në mes, në momentin që i vjen atij radha të hidhet, duke e rrëzuar përtokë.

Personi bie me shpinë ose me kokë duke rrezikuar seriozisht. Deri më tani janë raportuar disa raste të personave të lënduar në Miami, New Jersey dhe Arizona, Daytona Beach, Florida.

Mjekët këshillojnë se kjo lojë është e rrezikshme pasi personi që rrëzohet mund të dëmtojë kokën, gjurin, gjurin, kyçin e këmbës, ijën ose ndonjë nyje tjetër e madje të rezultojë me pasoja fatale.

https://www.youtube.com/watch?v=JD6Aj583WkQ&feature=emb_title


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *