Vendosni fjalën kyçe....

Meta-Ramës: Duhet të mirëpresësh të gjitha propozimet për përballimin e situatës


Përpos krizës shëndetësore, koronavirusi ka krijuar edhe një krizë ekonomike në të gjithë botën.

Presidenti i vendit, Ilir Meta, i bën thirrje kryeministrit Edi Rama dhe qeverisë së tij, që të mirëpresë e studiojë të gjitha propozimet që i vijnë për përballimin e situatës ekonomike dhe sociale.

“Të gjitha idetë dhe propozimet realiste e konstruktive për përballimin e situatës ekonomike e sociale, për shkak të emergjencës të shfaqur, me qëllim menaxhimin sa më efektiv e të suksesshëm, duhen mirëpritur e studiuar me përgjegjshmëri dhe vizion në interesin më të mirë të vendit dhe qytetarit, jo vetëm tani, por dhe në perspektivë afatgjatë.”, shkruan Meta.

Kryeministri Edi Rama, dy ditë më parë u bëri thirrje qytetarëve të bëjnë durim e të qëndrojnë të qetë, pasi të enjten do të ketë gati planin për garancisë financiare për kompensimin e pagave të munguara të çdo biznesi. Ai tha se anjë nuk do të mbetet pa marrë pagën e muajit.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *