Vendosni fjalën kyçe....

Rama: Të enjten gati plani, nuk do të vijë fundi i muajit pa marrë gjithkush pagën


Pas takimit online me kryeministrat e tjerë të vendeve të Ballkanit, Edi Rama i është drejtuar qytetarëve shqiptarë me një mesazh në rrjetet sociale.

Ai u bën thirrje atyre të bëjnë durim e të qëndrojnë të qetë, pasi të enjten do të jetë gati plani për kompesimin e pagave të munguara të çdo biznesi. Ai tha se anjë nuk do të mbetet pa marrë pagën e muajit.

“Ju lutem të gjithë atyre që janë në shtëpi pas mbylljes së aktivitetit ekonomik, të rrinë të qetë dhe bëjnë durim sepse të enjten do të kemi gati planin e garancisë financiare për kompensimin e pagave të munguara të çdo biznesi!

 Nuk do të vijë fundi i muajit pa pagën e gjithkujt ndër ju që qëndron në shtëpi si pasojë e mbylljes së biznesit ku punon!

Durim ju lutem dhe besim që po punojmë papushim për të mos lënë asnjë vetëm në përballimin e pasojës financiare të mosvajtjes në punë!”, shkruan Rama. 

 

 


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *