Vendosni fjalën kyçe....

Arilena Ara do të këndojë anglisht në ‘Eurovision’, publikohet versioni përfundimtar i këngës


Është zyrtare, Arilena Ara do të këndojë anglisht në kompeticionin e Eurovision-it në Rotterdam. Këngëtarja ka publikuar versionin përfundimtar të këngës me të cilën do të përfaqësojë Shqipërinë në Eurovizion.

Kënga e titulluar ‘Fall FromThe Sky’ është publikuar në llogarinë zyrtare të Eurosong-ut në “Youtube”. E tanimë Arilena ka marrë edhe komentet e para dhe nga fansa të huaj e jo vetëm shqiptarë.

Shumë e përgëzojnë Arilenën për versionin e ri të këngës, e shumë të tjerë thonë se e preferojnë në shqip. E disa ankohen pse është hequr pjesa me violin=, pasi mendojnë se kjo e bënte këngën të veçantë. Por në përgjithësi komentet janë pozitive.

Më poshtë keni dy versionet e këngës së Arilenës, e cila do ngjitet në skenë natën e dytë gjysmëfinale më 14 maj dhe do jetë artistja e fundit që do performojë.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *