Vendosni fjalën kyçe....

Policia: Kemi bllokuar domenet e faqeve në internet që ofronin mallra të falsifikuara ose artikuj piratë


Bllokohen domenet e disa faqeve të internetit që dyshohen se shisnin mallra të falsifikuara, pas një operacioni ndërkombëtar të drejtuar nga Europol, Eurojust dhe INTERPOL.

Po ashtu, policia thotë se janë sekuestruar produkte me vlerë 2.5 milionë euro. Mes të cilave produkte farmaceutike të falsifikuara dhe filma pirate.

Njoftimi i Policisë

Operacioni i dytë ndërkombëtar i drejtuar nga Europol, Eurojust dhe INTERPOL, u zhvillua për identifikimin dhe bllokimin e domeneve të faqeve të internetit që shesin mallra të falsifikuara. Kjo veprimtari kriminale ishte bërë një shqetësim në rritje për të gjitha organet e zbatimit të ligjit për shkak të shkathtësisë së kriminelëve, të cilët lehtë mund të bëjnë fitime të mëdha dhe duke fshirë gjurmët e tyre të internetit në një periudhë shumë të shkurtër kohe.

Në operacion morën pjesë Shqipëria, Austria, Belgjika, Bullgaria, Bosnja dhe Hercegovina, Kolumbia, Republika Çeke, Danimarka, Franca, Greqia, Hungaria, Hong Kong- Kina, Irlanda, Italia, Hollanda, Peruja, Koreja e Jugut, Moldavia, Serbia, Rumania, Sllovakia, Spanja, Portugalia, Ukraina, Mbretëria e Bashkuar dhe Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

Si pjesë e operacionit ndërkombëtar “Në faqet tona” (IOS) XI, autoritetet e zbatimit të ligjit nga 26 shtetet anëtare të BE-së dhe palët e treta, kanë sekuestruar së bashku me Europol dhe Qendrën Kombëtare të Koordinimit të të Drejtave të Pronës Intelektuale të SHBA-së, mbi 21.910 emra domenesh, që ofrojnë falsifikime dhe artikuj pirate përmes internetit.

Produkte të tilla me vlerë më shumë se 2.5 milion euro janë sekuestruar, përfshirë produkte farmaceutike të falsifikuara dhe filma pirate, transmetim të paligjshëm të televizionit, muzikë, softuer dhe produkte të tjera false.

Policia e Shtetit, është e vendosur për të punuar dhe bashkëpunuar ngushtësisht me partnerët dhe agjencitë ligjzbatuese brenda dhe jashtë vendit, me qëllim parandalimin dhe goditjen e veprimtarisë kriminale në cilëndo fushë që ajo shfaqet.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *