Vendosni fjalën kyçe....

Mbërrin në Rinas një avion nga Roma


Paraditen e sotme ka mbërritur nga Italia një avion nga Roma, edhe pse Italia është shpallur e gjitha zonë karantinë.

Ndërkohë dy fluturime që ishin parashikur për pasditen e sotme nga Roma drejt Tiranës janë anuluar.

Edhe nga kryeqyteti shqiptar është nisur drejt Italisë nja avion ndërsa dy të tjerë pritet të nisen pasdites, raporton News24.

Qeveria u ka bërë thirrje qytetarëve që kanë ardhur nga Italia të vetëkarantinohen në banesat e tyre, në të kundërt do përballen me gjoba.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *