Vendosni fjalën kyçe....

Përplasen tre makina në Fushë Krujë, humb jetën një person e plagosen 6 të tjerë


Një person ka ndërruar jetë ndërsa 6 të tjerë janë plagosur pas një aksidenti në rrugën Tiranë-Fushë Krujë.

Në aksidentin e ndodhuir pranë fshatit Dritas janë përfshirë 3 mjete, përkatësisht një autobus ‘Mercedes-Benz’ me targë AA358DG, një ‘VW Touran’ me targë AA392PY dhe një veturë ‘Mercedez-Benz’ me targë AA722NT.

Për pasojë ka ndërruar jetë drejtuesi i mjetit ‘VW’, 59-vjeçari me iniciale F.Xh. ndërsa gjashtë të plagorusit e tjerë janë jashtë rrezikut për jetën.

Njoftimi i policisë

Durrës/Informacion paraprak

Më datë 01.03.2020, rreth orës 17:30, në aksin rrugor Tiranë-Fushë Krujë, në Tapizë, janë përplasur mjeti tip “Benz” me një mjet tip “Volkswagen” me drejtues shtetasin F.Xh.,59 vjeç, i cili për pasojë ka ndërruar jetë.

Po si pasojë e përplasjes janë dëmtuar dhe 6 pasagjerë të tjerë të autoveturës dhe autobuzit,të cilët janë dërguar në spital nën kujdesin e mjekëve jashtë rrezikut për jetën.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon zbardhjen e shkakut të aksidentit.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *