Vendosni fjalën kyçe....

Thaçi e Basha njëzëri: Dialogu me Serbinë të përfundojë me njohjen e Kosovës


Pas takimit me kreun e PD-së, Basha, presidenti i Kosovës, Thaçi, ka theksuar se dialogu me Serbinë duhet të kulmojë me njohje të ndërsjellë.

Kreu i shtetit është shprehur kundër dialogut teknik me Beogradin. Ai shtoi se në këtë çështje duhet të ketë një bashkërendim më të madh mes SHBA-ve e BE-së.

“Dialogu me Serbinë duhet të përmbyllet jo në aspektin teknik, por me njohje reciproke sa më shpejt që të jetë e mundur. Diskutuam për zhvillimet në Kosovë, mundësitë e bashkëpunimit ndërmjet dy vendeve tona. Për ne është një rëndësi jetike mes spektrit politik në Kosovë për dialogun me Serbinë, e gjithmonë kontributi i Shqipërisë për këtë proces është i mirëseardhur.” – tha ai.

Të njëjtin qëndrim shprehu edhe kreu i PD-së, Basha, i cili tha se dialogu mes Kosovës e Serbisë duhet të përfundojë me njohjen e Kosovës.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *