Vendosni fjalën kyçe....

Meta në konferencë të jashtëzakonshme: Si e shkeli Kushtetutën rilindja duke miratuar fshehurazi ligjin që favorizon oligarkët


Ashtu siç kishte paralajmëruar, presidenti Meta ka dalë në konferencë të jashtëzakonshme për shtyp.

Kreu i shtetit denoncoi miratimin në fshehtësi e me nxitim të ligjit e Tatimin mbi të Ardhurat që favorizon dhjetëra oligarkë të cilët janë favorizuar për të paguar jo 15% si të gjitha bizneset e tjera, por 8% në kurriz të qytetarëve e biznesmenëve të ndershëm.

Kreu i shtetit shpjegoi me hollësi shkeljet e bëra nga mazhoranca, të cilat i quajti si akte mafioze, të bëra në fshehtësi e në errësirë në kurriz të shqiptarëve.

‘Sot një ditë para manifestimit mbarëkombëtar kuqezi vendosa të dalë para popullit e sipërmarrësve shqiptarë për të denoncuar me fakte një krim të tmërrshëm kushtetuese nga sekti mafioz në krye të grushtit të shtetit për buxhetin e shtetit, për sigurinë juridike në Shqipëri vetëm për të favorizuar një grusht oligarkësh që pasurohen në kurriz të popullit. Ligji për dividentin është rasti me flagrant ku mazhoranca ka dhunuar hapur Kushtetuën e Shqipërisë. Ata do japin llogari shumë shpejt para drejtësisë së re që do vijë dhe popullit shqiptar. Kushtetuta ka përcaktuar se qytetarët janë të barabartë para ligjit. Ligjit fiskal nuk ka efekt prapaveprues. Por çfarë bëri sekti mafioz në krye të parlamentit, grushtit të shtetit. Kuvendi vendosi që detyrimet u bënë nga 15% në 8% me efekt prapaveprues nga viti 2018 e më parë pa asnjë kufizim kohor. Duke diskriminuar mijëra e mijëra biznese të ndershme e të huaja që kanë paguar tatim-fitimin prej 15%. Pas hyrjes në fuqi të ligjit, oligarët do favorizoheshin me këtë lehtësim fiskal duke u mjamur në mënyrë të padrejtë në kurriz të shtresës së varfër e të mesme të Shqipërisë. Për këtë arsye me dekretin e datës 20 dhjetor 2018, presidenti vendosi kthimin në Kuvend të ligjit për Tatimin mbi të Ardhurat dhe iu përcoll Kuvendit në të njëjtën datë. Në të njëjtën ditë Kuvendi bëri seancë plenare, fshehurazi nga publiku, pa prezencën e opozitës dhe pa praninë e presidentit. Dhe po në të njëjtën ditë e miratuan në komision fshehurazi e pastaj në seancë plenare fshehurazi duke dhunuar hapur Kushtetutën e Republikës, duke shkelur rregulloren e Kuvendit. Ky vendim i kushton buxhetit qindra milionë euro në kurriz të biznesmenëve të ndershëm. Për këtë krim të tmerrshëm e flagrant kushtetues me efekt qindra milionë euro do paraqes në SPAK kallëzimin penal për të zbardhur këtë krim të rëndë kushtetues e financiar. Vendi po përjeton krizën më të rëndë për ekzistencën e tij të shkaktuar nga ky sekt që po shkel Kushtetutën dhe lirinë e të drejtat themelore tuajat. Ju pres të gjithëve nesër. Pres të gjithë investitorët seriozë, të gjithë biznesmenët e ndershëm.’ – tha Meta.