Vendosni fjalën kyçe....

Basha: Rama do u japë 105 milionë dollarë 5 njerëzve (VIDEO)


Kreu i PD-së Lulzim Basha ndodhet për një takim me demokratët në Kavajë dhe aty është shprehur se qeveria Rama duhet të rrëzohet një orë e më parë. Basha deklaroi se Rama ka vendosur t’u japë 105 milionë dollarë 5 njerëzve të tij, oligarkëve.

“Ne betejat do t’i fitojmë për Shqipërinë tonë europiane. Misioni im kryesore është që rinina jonë të marrë në dorë fatin e Shqipërisë. Që të bëjmë këtë ne nuk do të lejojmë që rinia të ngelet në hundën e Ramës. Prandaj kemi mbështetur qëndresat e studentëve dhë kërkesat e tyre.

Këtë vit do të përfitojnë 105 milionë dollarë 5 njerëz, për koncesione dhe rritje të luksit qeveritar. Kemi mjaftueshëm fonde për kërkesat e studentëve. Janë mbyllur mbi 230 shkolla. Ende pensionet e të moshuarve nuk mjaftojnë për asgjë. Duhet t’i japim fund një orë edhe më parë këtij uzurpimi kriminal të shtetit”, u shpreh Basha nga Kavaja.

 


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *