Vendosni fjalën kyçe....

Trump në kërkim të një ambasadori të ri për Gjermaninë


Presidenti amerikan Donald Trump tha të dielën se po kërkon një ambasador të ri për në Gjermani pasi të diplomati aktual Richard Grenell, po vendoset në krye të Inteligjencës.

“Unë do të emëroj një ambasador në Gjermani”- u tha Trump gazetarëve në Shtëpinë e Bardhë para se të nisej për një udhëtim në Indi.

Javën e kaluar, një zyrtar i lartë i administratës i tha “Reuters” se Grenell do të mbetej si ambasador edhe pas detyrës si drejtor i Inteligjencës Kombëtare, një pozicion që mbikëqyr 17-agjencitë e inteligjencës në SHBA.

Është e paqartë se sa kohë do të shërbejë Grenell si zyrtar i lartë i Inteligjencës. Trump tha të dielën se po konsideronte pesë kandidatë që të merrnin rolin në bazë permanente, dhe Grenell tha se nuk do ta pranonte këtë punë në bazë permanente.

“Në një pikë të caktuar në të ardhmen jo shumë të largët, ne do të njoftojmë se kush janë ata”– tha Trump.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *