Vendosni fjalën kyçe....

Pas rasteve në Itali, shtohet frika për pandemi nga koronavirusi


Pas përhapjes në Korenë e Jugut, Itali dhe Iran, është shtuar frika se shpërthimi i koronavirusit se do të kthehet në një pandemi me pasoja shkatërruese dhe vdekjeprurëse për vendet në botë.

Rritja e numrit të të infektuarve jashtë Kinës kontinentale, ka shkaktuaqr rënie të madhe në tregjet aziatike të aksioneve dhe aksionet e Wall Street, pasi investitorët u larguan në parajsat e sigurta si ari. Çmimet e naftës ranë dhe paraja koreane uoni, ra në nivelin më të ulët që nga muaji gusht.

“Fluksi i lajmeve nga fundjava ka ndryshuar lojën disi, ku përqendrimi është shumë më tepër te rreziku i një shpërthimi jashtë Kinës”– tha Chris Weston, shefi i hulumtimit të Pepperstone.

Qyteti i katërt më i madh i Koresë së Jugut Daegu u izolua, pasi numri i infeksioneve atje u rrit me shpejtësi, me linjat ajrore që pezulluan fluturimet drejt qytetit përkatësisht në datat 9 dhe 28 mars.

Europë, ministri Francez i Shëndetësisë Olivier Veran tha se ai do të bisedojë me homologët e tij europianë së shpejti, për të diskutuar se si mund të përballohet më mirë një epidemi e mundshme në Evropë, pasi Italia raportoi vdekjen e tretë nga virusi dhe numëron 150 të infektuar.

“Sonte nuk ka epidemi në Francë. Por ka një situatë problematike në derë, në Itali, që ne po e shohim me vëmendje të madhe.”- tha Veran në një konferencë për shtyp.

Italia mbylli qytetet e prekura më keq nga koronavirusi dhe ndaloi tubimet publike në pjesën më të madhe të veriut të vendit, përfshirë karnavalet në Venecia.

Austria pezulloi shërbimet e trenave mbi Alpet nga Italia për rreth katër orë, pasi dy udhëtarë shfaqën simptoma të etheve. Treni që transportonte rreth 300 pasagjerë nga Venecia për në Mynih në Gjermani, u lejua të vazhdonte rrugëtimin e tij pasi të dy udhëtarët rezultuan negativë pas testeve për koronavirusin e ri.

Ministri i brendshëm austriak Karl Nehammer, tha se një forcë pune për koronavirusin do të mblidhej të hënën për të diskutuar nëse do të vendosë kontrollet kufitare me Italinë.

Autoritetet e Koresë së Jugut raportuan vdekjen e shtatë dhe numërojnë 161 raste të reja, duke shkuar në total në 763.

Pas kësaj, Seuli e ngriti alarmin e sëmundjes infektive në nivelin e tij më të lartë të dielën.

Irani, i cili njoftoi dy rastet e para të mërkurën, tha se kishte konfirmuar 43 raste të tjera dhe tetë vdekje. Shumica e të infektuarve ishin në qytetin e shenjtë shiit musliman të Qom.

Arabia Saudite, Kuvajti, Iraku, Turqia dhe Afganistani vendosën kufizime të udhëtimit dhe emigracionit me Republikën Islamike.

Jashtë territorit të Kinës, koronavirusi është përhapur në rreth 28 vende dhe territore të tjera. Kina vetë ka raportuar 409 raste të reja me virusin në kontinent, duke e çuar numrin e përgjithshëm të infeksioneve në 77.150 që nga 23 shkurti. Numri i vdekjeve u rrit në 2.592.

Marrë nga Reuters