Vendosni fjalën kyçe....

Rreziku shumë pranë, mjeku infeksionist na këshillon si të ruhemi nga koronavirusi


Në një kohë kur koronavirusi ka mbërritur mjaft afër nesh, në Italinë fqinje, mjeku i njohur infeksionist Tritan Kalo jep disa këshilla se si mund të mbrohemi.

Mjeku shprehet se higjiena personale është shumë e rëndësishme ashtu si dhe e mjedisit.

“KULTURA QYTETARE në sjelljen tonë në publik si dhe NDËRGJEGJËSIMI për higjenën personale e të mjedisit rrethues, janë dy hallka të rëndësishme si në PARANDALIMIN po ashtu edhe në KUFIZIMIN e rasteve me Covid-19.

“KUSHTOJNË” shumë-shumë pak por janë mjaft të efektshme…..SENSIBILIZIMI në këtë drejtim prej gjithsecilit prej nesh në mendimin tim, ndihmon më shumë se ironizimet sarkastike në prononcimet tona në FB….PARA rrezikut iminent, TEORIZIMET e shumta në këtë drejtim janë të pabukta…..TË KUPTOJMË qartë mesazhet që na vinë si nga specialistët e fushave të Epidemiologjisë e Shëndetit Publik, Specialistët e Sëmundjeve Infektive si dhe të Urgjencave Mjeksore, e të bëhemi të gjithë pjesë e PËRBALLIMIT të këtij risku, sikundër është mundësija e hyrjes së Covid-19 në Shqipëri…..Infeksioni nga Covid-19 është një formë tjetër e manifestimit të GRIPIT, por me rrezikshmëri më të madhe …..Mëndjekthjellët dhe Vullnetplotë uroj dhe shpresoj se do tia dalim!!!”– shkruan mjeku.

Këtë shkrim ai e ka shoqëruar me disa imazhe vizuale të cilat këshillojnë për mënyrën se si duhet të kujdesemi për të parandaluar përhapjen e virusit, apo specifikisht për mënyrën si duhet të lajmë duart.

Sot numri i njerëzve të infektuar në Itali ka shkuar në 132 duke e bërë Italinë, vendin e katërt në renditjen botërore të vendeve të prekura nga koronavirusi. Ndërsa numri i viktimave është 2.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *