Vendosni fjalën kyçe....

Shpërthen bombola e gazit në Kumanovë, 3 të vdekur e 6 të plagosur


Një bombol gazi ka shpërthyer mëngjesin e sotëm në Kumanovë, duke shkaktuar vdekjen e tre personave.

Alsat shkruan se incidenti ka ndodhur në një shtëpi në fshatin Romanocë, ku pas shpërthimit të bombolës ka nisur një zjarr i madh duke lënë 3 të vdekur dhe 6 të plagosur.

Të plagosurit janë transferuar në spitalin e Kumanovës, por për shkak të seriozitetit të plagëve do të dërgohen në Qendrën e Urgjencës në Shkup.

Aktualisht një prokuror publik dhe një ekip nga SPB Kumanovo, po kryejnë inspektime në terren.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *