Vendosni fjalën kyçe....

Koronavirusi në Itali dhe enigma e “pacientit zero”


Në Itali është shumë e vështirë të gjendet se cili është i ashtuquajturi “pacienti zero”, pra personi i parë që solli virusin në vend.

Siç shkruajnë mediat në Itali, shtetasi kinez i cili dyshohej se ishte “pacienti zero”, kurrë nuk e kishte patur koronavirusin. Bëhet fjalë për mikun e 38-vjeçarit nga Codogno që kishte darkuar me të pasi u kthye nga Kina.

Zëvendës Ministri i Shëndetësisë Pierpaolo Sileri u tha gazetarëve. “Testet e kryera treguan se ai nuk zhvillonte antitrupa”.

Burri kinez kishte rezultuar negativisht për testin e parë të koronavirusit. Prandaj, përhapja e virusit në zonën e Lombardisë nuk filloi me të.

Tani ka nisur kërkimi se kush e infektoi 38-vjeçarin, i cili deri më tani është konsideruar si “pacienti 1”.

Mediat në Itali ngrejnë shqetësimin se ka shumë informacione që mungojnë.

Pse është kaq e vështirë të gjesh cili është “pacienti zero”?

Shqetësimi i parë është se ka një të metë në sistemet e kontrollit. Mbi të gjitha, përmendet një rast me një precedent shqetësues. Rasti i një gazetari, që u kthye në Itali nga Kina, duke kaluar nëpër Laos e duke shmangur kështu kontrollet.

Problemi nuk është vetëm italian. Deklaratat e fundit të kreut të OBSH-së, Tedros Adhanom Ghebreyesus janë shqetësuese: “Megjithëse numri i përgjithshëm i rasteve të COVID-19 jashtë Kinës mbetet relativisht i vogël, ne jemi të shqetësuar për numrin e rasteve pa një lidhje të qartë epidemiologjike, siç është historia e udhëtimit në Kinë ose kontakti me një rast të konfirmuar”.

Sipas Epidemiologut Pier Luigi Lopalco, i cili flet për Open, “kjo do të thotë se ka raste të transmetimit lokal, nga të cilat çështja e indeksit nuk mund të gjurmohet”.

Në thelb kemi situata (siç është ajo në Lombardi) në të cilat identifikohen rastet e para tek pacientët që nuk kanë qenë kurrë në Kinë, duke theksuar ende vështirësi të mëdha në identifikimin e të infektuarve në kufijtë e vendit.

Ajo që mund të kontribuojë në vështirësimin e verifikimit të rasteve “në hyrje” është ekzistenca e pacientëve asimptomatikë dhe periudha e inkubacionit, duke marrë parasysh faktin se nuk kishte shumë informacion mbi dinamikën e epidemisë.

Cila është masa e vërtetë e rrezikut?

Shqetësimi kryesor është ai ekonomik. Ne po flasim për një virus që nëse do të ishte në gjendje të bëhej endemik në vendin tonë, do të kishte mundësinë që të bllokonte një pjesë të mirë të popullatës në shtëpi. Një studim i ri i botuar në New England Journal of Medicine konfirmon ato që kemi thënë më parë në lidhje me viruset me përhapje të shpejtë. Në thelb koronavirusi duket se shumohet shumë shpejt te pacientët pa simptoma.

Po ashtu rezultatet e studimit epidemiologjik të kryer nga Instituti i Gjenetikës Molekulare të Këshillit Kombëtar të Kërkimit të Pavia-s, tregojnë se fëmijët kanë më pak të ngjarë të preken, ndërsa më të ekspozuarit janë të moshuarit. Për më tepër, pacientët nuk paraqesin komplikime në 95% të rasteve.

VINI RE: Ky artikull është pronë intelektuale e Open.online/ Përshtati në shqip Hashtag.al


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *