Vendosni fjalën kyçe....

Periudha 2-javore në karantinë e pamjaftueshme, pensionisti kinez shfaq simptomat pas 27 ditësh


Duket se periudha 2-javore e vendosjes në karantinë nuk është e mjaftueshme për të treguar simptomat e koronavirusit.

Siç shkruan Daily Mail, një pensionisti kinez iu deshën 27 ditë për të treguar simptoma të koronavirusit. Sipas qeverisë lokale, 70-vjeçari u infektua me virusin vdekjeprurës në provincën Hubei të Kinës dhe shfaqi simptomat e para gati katër javë më vonë.

Ai udhëtoi në Shennongjia, në veriperëndim të Hubei-t, ku pati kontakte të ngushta me motrën e tij, e cila ishte e infektuar, më 24 janar. Pensionisti, i identifikuar si Jiang, nisi të kishte ethe më 20 shkurt dhe rezultoi pozitiv për koronavirusin një ditë më vonë, sipas një deklarate të qeverisë.

Ky rast mund të ndryshojë politikën aktuale që sugjeron një periudhë 14-ditore të inkubacionit.

Ky zhvillim vjen pasi epidemia globale ka vrarë 2,458 njerëz dhe infektuar 78.572. Ndërkohë ka një rritje të raportuar në grupime të pasakta të pacientëve të rinj me koronavirus, gjë që ka bërë që ekspertët të paralajmërojnë se “metodat e parandalimit nuk do të funksionojnë”.

Ndryshe nga SARS apo MERS, koronavirusi i ri përhapet aq lehtë sa një grip i zakonshëm. Koreja e Jugut raportoi se rastet e reja në vend ishin më shumë se dyfishuar në një ditë, duke e rritur numrin e përgjithshëm në 433.

Italia konfirmoi dy vdekjet e parë të europianëve nga virusi. Dy viktimat as nuk kishin udhëtuar në Kinë, duke shtuar frikën se virusi mund të dalë jashtë kontrollit.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *