Vendosni fjalën kyçe....

Pas Ramës, Kurti 15 minuta me Metën në Presidencë


Pas takimit me Edi Ramën, kryeministri i Kosovës Albin Kurti ka shkuar në Presidencë për të takuar presidentin Ilir Meta.

Ky i fundit vetëm pak më herët përcolli delegacionin e Komisionit të Venecias me të cilët diskutoi për Paketën Anti- Shpifje.

Pasi të kalojë 15 minuta me Metën, Kurti pritet të ketë edhe një sërë takimesh të tjera, mes tyre me kryetarin e Kuvendit Gramoz Ruçi, kryetarin e opozitës Lulzim Basha dhe kryebashkiakun e Tiranës Erion Veliaj.

Në vizitën e tij të parë si kryeministër i Kosovës në Tiranë, Albin Kurti ka deklaruar se synimi i tij është të arrijë një bashkëpunim mes dy vendeve që kombi ynë nuk e ka parë më parë por e ka dëshiruar aq shumë. Kurti theksoi se ky ka qenë dhe fokusi i bisedimeve të tij me kryeministrin Edi Rama, me të cilin ka rënë dakord për ngritjen e një komisioni ndërshtetëror të përbashkët.

“Unë dua që në këtë dekadë të re të kemi një fillim të fuqishëm të bashkëpunimit Kosovë-Shqipëri, që nuk ka pasur ndonjëherë mes dy vendeve tona. Pra Shqipëria e Kosova janë prioritet i njëra-tjetrës dhe nuk janë çështje që presin. U dakorduam, që të formojmë një komision ndërshtetëror, i përbërë edhe nga ministra dhe nga deputetë, që ato 77 marrëveshje që janë bërë deri më tani të zbatohen dhe të shtohen edhe marrëveshje të reja.

Me këtë rast dua të falenderoj popullin shqiptar, për ndihmën, përkrahjen e pakursyer e pa rezervë për Kosovën. Kosova nuk do ia dilte para Serbisë në luftë e as në paqe pa Shqipërinë.

Në veçanti dua të bashkëpunojmë në aspektin ekonomik të prodhimtarisë, arsimit e të politikës së jashtme. Besoj se këto janë fusha për të cilat i kemi preukopimet e njëjta dhe aleatët tanë janë po të njëjtët. Besoj që do ta dëshmojmë se si dy kryeministra të dy shteteve tona do të avancojmë bashkëpunimin tonë në fusha e përmasa që i ka dashur gjithmonë kombi unë por nuk i ka parë.” – tha Kurti.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *