Vendosni fjalën kyçe....

Basha takon biznesmenët në Durrës: Qyteti vuan ende pasojat e tërmetit, pandemia ka thelluar krizën


Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha, vijon me takimet në terren me biznesmenët. Sot është ndalur në Durrës dhe shprehet se qyteti ende vuan pasojat e tërmetit dhe se kjo pandemi vetëm sa ka thelluar edhe më tek krizën ekonomike.

Përsëri Basha bën përgjegje qeverinë Rama, duke thënë se nuk u ka dhënë durrsakëve rrogën që u ka premtuar gjatë krizës.

“Në Durrësin që vuan ende pasojat e tërmetit të nëntorit, pandemia vetëm se e ka thelluar më shumë krizën ekonomike. Në rrugë dhe dyqane, qytetarët që takova më shprehën shqetësimin për mungesën e plotë të ndihmës nga qeveria Rama.

Janë të shumtë dhe në Durrës ata që nuk kanë marrë rrogën e premtuar nga qeveria. Ndërkohë që rihapja e bizneseve me fasha orare të reduktuara  veç uljes së xhiros shoqërohet dhe me faturat e larta të energjisë elektrike, tatimeve dhe taksave vendore. Përditë e më zi shohin durrsakët ndërsa sezoni turistik i këtij viti pritet të jetë i vështirë dhe me humbje të pallogaritshme për turizmin e qytetit. Familje të tëra që do të kenë më pak të ardhura për shtëpitë e tyre pasi  një nga burimet kryesore do shterrojë.

Qeveria Rama e keqmenaxhoi situatën e pandemisë në kurriz të shqiptarëve, duke favorizuar 10 oligarkët, klientë të saj.  Në Durrësin e goditur rëndë nga tërmeti dhe pandemia, Ramavirusi po i zhyt qytetarët në varfëri dhe biznesin drejt falimentimit.”– shkruan Basha.

Ai ka publikuar edhe foto në rrjetet sociale të vizitës së tij në Durrës, ku shihet se janë mbledhur një numër i madh njerëzisht pas tij duke injoruar rregullat e vëna nga qeveria për shkak të pandemisë.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *