Vendosni fjalën kyçe....

Sherr mes disa personave në Kamzë, plagoset me thikë 25-vjeçari


Një djalë i ri ka mbetur i plagosur në Kamëz, pas një sherri me thika. Policia thotë se ka vënë në pranga një person, një 23-vjeçar me inicialet I.P.

Ai akuzohet se në bashkëpunim edhe me disa shtetas të tjerë, në Bulevardin Blu, poshtë rrethit të Bathores, ka plagosur me thikë 25-vjeçarin me inicialet R. K.

“Specialistët për Hetimin e Krimit në Komisariatin e Policisë Nr. 5 Kamzë, pas njoftimit të marrë për një konflikt në Bulevardin Blu, ku disa persona ishin konfliktuar me njëri – tjetrin dhe për pasojë një prej tyre ishte plagosur me thikë, menjëherë organizuan punën dhe falë veprimeve të shpejta bënë identifikimin dhe kapjen e autorit të ngjarjes, konkretisht:

  1. P., 23 vjeç, banues në Kamzë, i cili u arrestua për veprat penale “Plagosja e rëndë me dashje” dhe “Mbatja pa leje e armëve të ftohta”.

Arrestimi i tij u krye, pasi ky shtetas, në bashkëpunim edhe me disa shtetas të tjerë, në Bulevardin Blu, Kamzë, poshtë rrethit të Bathores, ka plagosur me thikë, për motive të dobëta, shtetasin R. K., 25 vjeç.

Gjithashtu, u procedua penalisht në gjendje të lirë, për veprën penale “Plagosja e lehtë me dashje” shtetasi E. K., pasi gjatë konfliktit ka plagosur lehtë me sende të forta shtetasin I. P.

Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Tiranë, për veprime të mëtejshme.”- thuhet në njoftimin e policisë.

 


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *