Vendosni fjalën kyçe....

Shkon në spital me temperaturë e dhimbje fyti, ndërron jetë pak orë vonë 28-vjeçari në Përrenjas


Një 28-vjeçar ka ndërruar jetë mëngjesin e djeshëm në Përrenjas.

I riu Besnik Kokonozi ishte paraqitur në spitalin e Librazhdit me simptoma gripi dhe temperaturë.

Pas marrjes së mjekimit ai ka shkuar në banesë duke ndërruar jetë pak orë më vonë.

Mjeku që e ka vizituar ka deklaruar se pacienti ishte paraqitur me temperaturë e skuqje fyti dhe pas dhënies së medikamentit për uljen e temperaturës kishte ikur në shtëpi.

‘Rasti u paraqit në orën 19:15 me skuqje të fytit e temperaturë 39. Aplikuam një medikament për rënien e temperaturës. Më pas u njoftuam se gjendja ishte rënduar dhe konstatuam që ka ndërruar jetë. Përveç asaj skuqjes që pamë dhe gjendjes virale duhet të ketë patur ndonjë problem tjetër. Nuk konstatuam gjë tjetër nga ai. Temperatura i ra dhe në orën 12:00 i filloi prapë. Nuk e di mori mjekimet që mori apo jo, por që për temperaturën do ketë përdorur. Do të ketë pasur komplikacion, është rasti i rrallë por ne nuk konstatuam gjë tjetër. Ishte një skuqje e fytit dhe temperaturë 39, kaq. Si gjendje ishte mirë por virozë kishte, jo grip.’ – ka thënë mjeku Bashkim Vasku.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *