Vendosni fjalën kyçe....

Përfundon mbledhja e Këshillit Politik, mbyllet formalisht marrëveshja e djeshme


Ka përfunduar pas afër 1 ore mbledhja e Këshillit Politik, që u zhvillua sot në ambientet e Pallatit të Kongreseve.

Qëllimi i mbledhjes së sotme ishte plotësimi i kuadrit të plotë ligjor me ndryshimet ligjore për t’u votuar më pas në Kuvend.

Palët ranë dje dakord që Komisioni Qendror i Zgjedhjeve t’i nënshtrohet procesit të reformimit, ndërkohë që do të krijohet posti i zv.kryetarit të KQZ-së, që do të kujdeset për procesin e zbatimit të projektit të identifikimit biometrik të votuesve.

Po ashtu, partitë politike kanë rënë dakord që të mos ndryshojnë sistemin zgjedhor, ndërsa Partia Socialiste u tërheq nga propozimi për të depolitizuar komisionet e votimit dhe ato të numërimit. Komisionet Zonale të Administrimit të Zgjedhjeve do të kenë të njëjtën strukturë si në zgjedhjet e shkuara.

Gjithashtu është dakordësuar edhe për sistemin e monitorimit të kamerave gjatë procesit të votimit dhe numërimit.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *