Vendosni fjalën kyçe....

Policia greke operacion në 3 qytete për goditjen e bandës greko-shqiptare


Një operacion vijon prej disa orësh nga policia greke për goditjen e një organizate kriminale shqiptaro-greke të trafikut të kokainës dhe drogave të tjera.

Operacioni po zhvillohet ne Athinë, Trikalla dhe Grevena. Janë lëshuar 11 urdhër arreste, nga të cilat janë ekzekutuar 9 deri tani për shtetas shqiptare dhe greke.

Mes dy te kërkuarve edhe një shtetas shqiptar i konsideruar si tepër i rrezikshëm. Mes te arrestuarve një polic i Afalias në Athine dhe një polic nga zona e Grevenase.

Organizata kryente shpërndarje droge ne Athine dhe Greqinë e Veriut. Janë sekuestruar gjatë operacionit sasi drogë dhe armë. Operacioni pas informacioneve të siguruara prej muajsh.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *