Vendosni fjalën kyçe....

3 humbje jete e 1207 raste të reja me Covid-19 në vend


Tre qytetarë kanë humbur jetën në spital lidhur me Covid-19 duke e çuar numrin e përgjithshëm të viktimave në 3240 që prej nisjes së pandemisë.

Tre qytetarët që kanë humbur jetën janë një qytetar nga Belshi 74 vjeç, një qytetar nga Berati 85 vjeç, një qytetar nga Tirana 87 vjeç.

Nga 4729 testime të kryera janë gjetur 1207 raste të reja. Në spital po mjekohen 123 pacientë nga të cilët 17 janë në gjendje më të rënduar.