Vendosni fjalën kyçe....

Policia e Kosovës redukton prezencën në veri, EULEX: Ky është hapi i parë


 

Shefi i EULEX-it, Giovanni Pietro Barbano ka mirëpritur lajmin për reduktimin e pranisë policore pranë objekteve komunale në komunat në veri të Kosovës për 25 për qind duke thënë se ky do të ishte një hap nga Marrëveshja e Bratisllavës, e cila përfshin hapa të ndryshëm për de-përshkallëzimin në veri.

“Aktualisht jemi të angazhuar me Policinë e Kosovës dhe KFOR-in për të përcaktuar aspektet teknike të modaliteteve me të cilat do të kryhen këto vlerësime të sigurisë. Por ne mund të konsiderojmë se procesi ka filluar”, ka thënë Barbano për Euronews Serbia.

I pyetur nëse plani evropian nënkupton tërheqjen e plotë të forcave speciale nga veriu i Kosovës, Barbano përgjigjet:

Sipas vlerësimit tonë, prania e Policisë Speciale të Kosovës në veri është zvogëluar jashtëzakonisht dhe ky ishte hapi i parë i ndërmarrë nga autoritetet në Prishtinë. EULEX-i ka shtuar praninë edhe në veri – tani keni patrullat e dukshme që synojnë plotësoni boshllëkun e krijuar pas dorëheqjeve të policëve serbë në fund të majit 2023”.

Barbano thotë se vlerësimi i tanishëm i EULEX-it është se situata është “shumë më stabile dhe paqësore”, prandaj vazhdon ta monitorojë situatën.