Vendosni fjalën kyçe....

“Pse nuk kam marrë kartolinat e urimit”-Anëtari i KLP-së i ankohet Gent Ibrahimit (Dokumenti)


“Ka mbërritur ndonjë kartolinë urimi për vitin 2020?” ka qenë pyetja me të cilën anëtari i Këshillit të Lartë të Prokurorisë Tartar Bazaj nëpërmjet një letre i është drejtuar kryetarit Gent Ibrahimi.

Letrën Bazaj e ka dërguar në rrugë zyrtare dhe bën përshtypje pyetjet dhe çështjet për të cilat i është drejtuar kreut të KLP-së e cila nga përmabjtia duket se nuk ka lidhje me punën e organit në të cilën bëjnë pjesë Bazaj dhe Ibrahimi.

Pyetjet që i drejton Bazaj vijnë pasi ai ka marrë informacione se për të janë dërguar kartolina urimi për Vitin e Ri 2020 por që ai nuk i ka marrë dhe për këtë ai kërkon sqarime

  1. Në adresën time në KLP, ka mbërritur ndonjë kartolinë urimi për vitin 2020?
  2. Nëse po, kanë mbetur rastësisht pa u ndarë apo cilat janë arsyet e mosdorëzimit të tyre tek personi im?”-pyet Bazaj kreun e KLP-së.

Shkresa mban  datën 24 janar ku Tartar Bazaj shprehet i habitur se pse nuk ka marrë kartolinat për të cilat ka informacion se i janë dërguar atij.

 


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *