Vendosni fjalën kyçe....

Chelsea fiton përballë Astanas në Ligën e Konferencës


Chelsea merr fitoren e radhës në Conference League. Blutë e Londrës triumfuan 1-3 ndaj Astanës, në ndeshjen e luajtur në Kazakistan.

Dopieta e Guiu i dhuroi epërsinë e dyfishtë ekipit të Marescas, brenda 20 minutash. Veiga thelloi shifrat, në të 39-tën.

Tomasov shkurtoi diferencat në fundin e fraksionit, por rezultati mbeti i njëjtë deri në fund.

Chelsea është në vendin e parë me 15 pikë, pas 5 ndeshjesh.