Vendosni fjalën kyçe....

Mori dhe për të kryer punime në shtëpi, gruaja në Vlorë gjen mbetje kockore


Gjenden mbetje kockore në një grumbull dheu në Vlorë. Ngjarja ka ndodhur në lagjen “Kushtrimi”, ku një grua ka gjetur mbetjet kockore në një grumbull dheu që po merrte pranë shtëpisë për të kryer disa punime. Ajo më pas ka njoftuar Policinë.

Mbetjet kockore do të dërgohen në Institutin e Mjekësisë Ligjore, për ekzaminime të mëtejshme.

“Më datë 05.05.2022, në sallën operative të DVP Vlorë, ka telefonuar shtetasja I. J., e cila ka kallëzuar se në një grumbull dheu, të marrë para disa ditësh, për të kryer punime, në afërsi të banesës së saj, në lagjen ‘Kushtrimi’, ka gjetur mbetje kockore të dyshuara si ato të njeriut.

Mbetjet kockore do të dërgohen në Institutin e Mjekësisë Ligjore, për ekzaminime të mëtejshme.”– ka njoftuar Policia.

Grupi hetimor po punon për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes.