Vendosni fjalën kyçe....

Si po e kalon princi Harry largimin nga familja? Miku i tij: Ai ka vuajtur shumë


Mediat e showbizz-it në Britani dhe në SHBA prej ditësh po shkruajnë se Meghan Markle është e lumtur pas zhvendosjes në Kanada, por duket se situata nuk është e njëjta gjë për princin Harry.

Sipas një mikut të tij të ngushtë, princi Harry nuk i ka përballuar shumë mirë tensionet me familjen mbretërore.

Në një edicion special në ABC News, miku i ngushtë i princit Harry, Nacho Figueras, tha se duka i Sussex ka “vuajtur shumë” për shkak të tensioneve të fundit lidhur me vendimin e tij dhe të dukeshës Meghan për të lënë pas jetën mbretërore.

“Fola me Harry-n pak ditë më parë. Ai ka vuajtur shumë nga gjithë këto gjëra që i kanë ndodhur. Ai e vuan faktin që njerëzit e gjykojnë.

Harry është një baba… një njeri që po mundohet të mbrojë ‘këlyshin’ dhe ‘luaneshën’ e tij me gjithçka që ka mundësi. Ai është bërë një burrë i mrekullueshëm, një burrë për të cilin e ëma do të ishte shumë krenare”, është shprehur Figueras sipas Harpers Bazzar.

Harry dhe Meghan njoftuan lajmin për vendimin e tyre për t’u tërhequr nga detyrat mbretërore në fillim të këtij muaji, duke thënë se ata duan të “krijojnë një rol të ri përparimtar brenda institucionit mbretëror” dhe se duan “të punojnë për t’u bërë të pavarur financiarisht, ndërsa vazhdojnë të mbështesin plotësisht Mbretëreshën”.

Çifti aktualisht po banon në Kanada me djalin e tyre, Archie Mountbatten-Windsor.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *