Vendosni fjalën kyçe....

Grupi i Rudina Hajdarit: Nuk votojmë Reformë Zgjedhore, po nuk ndryshoi dhe sistemi


Paraditen e sotme, Rudina Hajdari ka mbledhur grupin e saj parlamentar për të diskutuar lidhur me Reformën Zgjedhore.

Ditën e djeshme Hajdari nuk e votoi dje shkresën e marrëveshjes për Reformën Zgjedhore, me pretendimin se ajo nuk e kishte lexuar dhe duhej ta diskutonte me deputetët e grupit të saj parlamentar.

Siç bëri me dije në një deklaratë për mediat, deputeti Halit Valteri, grupi demokrat kërkon të shtohet në objektin e punës edhe pika e ndryshimit të sistemit.

Në një komunikim për “Fax News”, Valteri tha se grupi demokrat në Parlament nuk do të japë asnjë votë për Reformën Zgjedhore, sa kohë që nuk do të ketë një ndryshim të sistemit.

“Për korigjim zonja Hajdari nuk firmosi asnjë gjë dje, se nuk është pjesë e marrëveshjes politike. Dje u pa ditën për diell se tre partitë e mëdha PS, PD dhe LSI, vazhdojnë një marrëveshje të nisur në 2017-tën. Që nga 2008-ta e kanë kthyer në një sistem skllavopronar këtë vend dhe populli voton listat e mbyllura që dalin nga poshtë tavolinave, por duan apo nuk duan ata sistemi do të ndryshojë duan apo s’duan ata tre të tjerët që ishin dje në tavolinë. E falenderojmë PD që iu rikthye.

Sot që flasim jemi të gatshëm që të pranojmë propozimet e PD-së dhe të LSI-së, por me kushtin e vetëm që kemi që nga hyrja jonë në Parlament që është ndryshimi i sistemit zgjedhor. Ne kemi mbështetje nga ambasadat.

Votat tona do të jenë pro Reformës Zgjedhore vetëm në rast se do të ndryshohet sistemi zgjedhor.Vendimi që ne morëm pas mbledhjes është që grupi parlamentar demokrat dhe një pjesë që janë jashtë grupeve parlamentare dhe grupi i pavarur, jemi të gjithë njëzëri dhe kërkojmë ndryshimin e sistemit zgjedhor.

Mazhoranca nuk i ka votat që të ndryshojë Kodin, kështu që ne i themi sot gjithë shqiptarëve se është i panegociueshëm ndryshimi i sistemit zgjedhor.”- tha Valteri.