Vendosni fjalën kyçe....

Shërohet nga Covid-19 Kryepeshkopi i Shqipërisë, Janullatos


Kryepeshkopi i Shqipërisë, Anastas Janullatos, ka dalë nga spitali ku po trajtohej pasi u prek nga Covid-19.

Në njoftimin e shpërndarë bëhet me dije se pas një qëndrimi 12 ditor në spitalin ‘Evangelismos’ të Athinës, ai do e vijojë kurimin e nevojshëm në shtëpi, në kryeqytetin grek.

Në mesazhin e tij, Janullatos, falënderon një numër të madh personalitetesh fetare e politike në Greqi e Shqipëri.

Ai u dërgua drejt Greqisë 12 ditë më parë për trajtim më të specializuar pasi u prek nga koronavirusi i ri.

Për transportimin e tij u përdor një avion ushtarak grek i ardhur posaçërisht për këtë qëllim nga Athina.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *