Vendosni fjalën kyçe....

“Buxheti i koncesioneve e shëtitjeve për propagandë lë pa rroga 12 mijë pedagogë” – Denoncimi


Ish-deputetja e PD-së, Albana Vokshi, ka denoncuar mosdhënien e pagave për 12 mijë familje pedagogësh.

Ajo shkruan se shkak për këtë është se buxheti shkon për koncesione dhe shëtitjet për propagandë nga ana e qeveritarëve.

Në fund të reagimit Vokshi bën thirrje që qeveria të kalojë urgjentisht pagat e pedagogëve.

‘Buxheti i koncensioneve dhe shëtitjet për propagandë lënë ende pa rroga pedagogët. 12 mijë familje pedagogësh presin pagën që ua mban qeveria për allashverishet e saja. Dita e 10 e muajit janar dhe ende asnjë pedagog nuk ka marrë rrogën, ndërkohë që entourage-i qeveritar ha e pi në restorante të shtrenjta, ku shishja e verës kushton 500 euro.

Paga, e ardhura e vetme në familjen e pedagogëve i ka detyruar shumicën e tyre të marrin borxh për të shlyer faturat e shërbimeve jetike. Partia Demokratike kërkon që Qeveria të kalojë urgjentisht pagat e pedagogëve e të lehtësojë sadopak fillimin e këtij viti për 12 mijë familje e për dhjetëra mijëra fëmijë.’ – shkruan Vokshi në Facebook.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *