Vendosni fjalën kyçe....

Kurti e Mustafa nuk dakordësohen për numrin e ministrive, do takohen sërish


Bisedimet mes kreut të Vetëvendosjes, Kurti e atij të LDK-së, Mustagfa, nuk kanë prodhur ende një marrëveshje për bashkëqeverisje.

Edhe pse në takimet e para, Kurti ka këmbëngulur që qeveria të ketë 12 ministri, së fundmi mësohet se ai është pajtuar me propozimin e LDK-së për 16 të tilla.

Por edhe pse e propozuar fillimisht nga LDK-ja, kreu i saj Mustafa mësohet se e ka hedhur poshtë idenë e Kurtit duke thënë se nuk mund të vijohet me këtë formulë.

Nuk është përcaktuar ende takimi i radhës mes Kurtit e Mustafës, ndërsa burime nga dy partitë thonë se marrëveshja është pranë, pa dhënë të tjera hollësi.