Vendosni fjalën kyçe....

Nxënësi futet me armë në klasë, vriten 2 persona në Meksikë (Video)


Dy persona kanë humbur jetën, ndërsa katër të tjerë janë plagosur në një shkollë në qytetin meksikan Torreon. Raportet lokale thonë se një student solli një armë brenda në klasë.

Mediat lokale fillimisht raportuan 3 të vdekur, por numri më vonë u ul në dy, me katër të tjerë raportohet se janë dërguar në spital.

Pamjet nga jashtë shkollës ‘Colegio Cervantes’ tregojnë prindër dhe fëmijë në ankth të mbledhur përreth. Shkolla u evakuua pas alarmit ndërsa të shtënat ndodhën pak para orës 9 të mëngjesit me orën lokale.

Kryetari i bashkisë së Torreonit, Jorge Zermeno, tha se nxënësi ia ktheu armën vetes, pasi qëlloi mësuesin dhe shokët e klasës, duke lënë dy persona të vdekur.

Është e paqartë se çfarë moshe kishte fëmija që dyshohet se qëndron pas sulmit, me raporte që thonë se mosha e tij varion nga 8 në 12 vjeç.

Mes të plagosurve, përfshihet një vajzë 7-vjeçare dhe të gjithë janë dërguar për trajtim në spitalin Sanatorio Espanol, shkruajnë mediat lokale.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *