Vendosni fjalën kyçe....

Grabitet argjendaria në qendër të Korçës


Një argjendari është grabitur në orët e para të mëngjesit të sotëm në qendër të qytetit të Korçës.

Sipas ‘BalkanWeb’, ngjarja në fjalë është regjistruar në orën 3:00 në pedonalen e qytetit, ku disa persona të paidentifikuar kanë shkallmuar derën e argjendarisë, duke u futur brenda dhe duke marrë prej aty sende me vlerë.

Policia ndodhet në vendin e ngjarjes ndërsa nuk dihet ende shuma e plotë e dëmit të shkaktuar.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *