Vendosni fjalën kyçe....

Krahasoi Merkelin me Hitlerin, ambasadori i Maltës në Finlandë jep dorëheqjen


Ambasadori i Maltës në Finlandë ka dhënë dorëheqjen pasi krahasoi kancelaren gjermane Angela Merkel me diktatorin nazist Adolf Hitler, shkruan BBC.

Në Ditën e Europës, Michael Zammit Tabona shkroi në rrjetet sociale: “Shtatëdhjetë e pesë vjet më parë ne ndalëm Hitlerin. Kush do të ndalojë Angela Merkel? Ajo ka përmbushur ëndrrën e Hitlerit! Të kontrollojë Europën”.

Më pas ai e ka fshirë postimin.

Ministri i Jashtëm i Maltës, Evarist Bartolo tha se Gjermanisë do t’i kërkohej falje. Bartolo i tha gazetës Times of Malta se ai e kishte udhëzuar ambasadorin të hiqte komentin direkt sa e mësoi këtë.

Michael Zammit Tabona (majtas) kur i paraqiti kredencialet e tij presidentit finlandez, Sauli Niinistö në vitin 2014


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *